Skandali i inceneratorëve/ Petrit Vasili thirrje SPAK: Shko në zyrën e Kryeministrit!

Shqipëria

Skandali i inceneratorëve/ Petrit Vasili thirrje SPAK: Shko në zyrën e Kryeministrit!

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 11:42
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka kërkuar SPAK që të mos i shamngen detyrës por të shkojë në zyrën e Ramës, pas skandalit të inceneratorëve.

Vasili u shpreh se Rama, të cilin e quajti shkollëpaktë, “çirret, ulerin, klith, murmurit, aktron, xhestikulon për lloj lloj temash pa asnjë vlerë, kur vjen çështja tek inceneratorëve i fiket zëri.

Ai theksoi se mali i fakteve dhe dokumenteve është aty si “shpata e demokleut për Ramën që përdridhet, por nuk shpëton dot”, teksa shton se “me zë apo pa zë kryeministri do përgjigjet deri në një për grabitjen më të tmerrshme, që ju është bërë shqiptarëve”.

Postimi i plotë: 

Po pse Rames gjithmone i fiket zeri tek I N C E N E R A T O R E T!

Rama ky shkollepakte qe çirret, ulerin, klith, murmurit, aktron, xhestikulon per lloj lloj temash pa asnje vlere, kur vjen ceshtja tek INCENERATORET i fiket zeri.

Nga Inceneratoret, permes Inceneratoreve dhe nga oktapodi i i Inceneratoreve jane grabitur qindra milione euro.

Rama & Qeveri kane paguar dhjetra milion euro per tre Inceneratore te pa ndertuar.

Rama vete & Qeveri i kane vene firmat aferes se paligjshme te  Inceneratoreve dhe kane pergjegjesi te renda perpara ligjit.

Rama & Qeveri kane grabitur para te Inceneratoreve permes pleqve ne azil, te vdekurve, atyre qe mbledhin kanoçe, barinjve etj.

Rama & Qeveri i kane hapur autostrada rrembimit te milionave  permes evazionit fiskal duke mos mbyllur syte me qellim.

Po per Inceneratoret Rama ky uleritsi i madh mbetet pa ze, i mbaron, i fiket krejt zeri.

Ky qe hidhet e perdridhet si llafazan rrugesh neper podiume, qe perdredh zerin e trupin neper mikrofona, qe shan te madh e te vogel, pikerisht ky tek Inceneratoret shuhet krejt.

Ky qe u ben moral te gjalleve e te vdekurve dhe qe shet dengla gjoja parimore edhe Europes e Botes kur vjen puna tek Inceneratorit iken, iken dhe vetem iken e shmanget si djalli nga temjani.

Inceneratoret e bejne Ramen zëfikur, zëmbaruar, zëshuar.

SPAK shko ne zyren e Rames boll ju shmange detyres, shko qe edhe zëfikurit Rama ti vije prap zeri dhe te tregoje hajduterine ne krye te se ciles eshte vete.

Mali i fakteve dhe dokumenteve eshte aty si shpata e demokleut per Ramen qe perdridhet, por nuk shpeton dot.

INCENERATORET jane halli pa shpetim i Rames, me zë apo pa zë do pergjigjet deri ne një per grabitjen me te tmerrshme, qe ju eshte bere shqiptareve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat