Degradon konflikti i bashkëshortëve në Durrës, gruaja godet me sende të forta burrin

Shqipëria

Degradon konflikti i bashkëshortëve në Durrës, gruaja godet me sende të forta burrin

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Një midis bashkëshortëve në Durrës ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta.

Në konflikt e sipër gruaja ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj, i cili është dërguar në spital.

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po merr shërbimet mjekësore.

Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat