Përfundon protesta/Përplasje në shkallët e kryeministrisë – ky është paralajmërimi i Sali Berishës për Ramën

Shqipëria

Përfundon protesta/Përplasje në shkallët e kryeministrisë – ky është paralajmërimi i Sali Berishës për Ramën

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:36 Përditësuar në ora: 18:05 më 12.11.2022
Foto nga vendngjarja

Altin Goxhaj thirrje të veçantë shqiptarëve jashtë vendit: Ky ortek është vetëm fillimi, kthehuni të…

Avokati i njohur Altin Goxhaj, foli në protestë, ndërsa përshëndetjen speciale e rezervoi për të gjithë shqiptarët, të cilët janë larguar nga vendi.

Ai u bëri thirrje të kthehen në atdhe dhe të luftojnë për të rrëzuar regjimin, që sipas tij ka instaluar qeveria Rama.

“Edhe unë kam tablet si doktori! Përshëndes të gjithë shqipet e dëbuara nga atdheu! Jemi kaq shumë shqipe, dhe sa herë ka shumë shqipe, ikin sorrat, sepse kanë frikë. Ai ka frikë. Dy hapa para ne, dhjetë hapa pas ata (qeveria).Poshtë Xhorxh Soros!E dini se ku është Rama, e dini ku është fshehur, në folenë e Soros në Paris. 

Ndizni dritat që ti shikojë Rama dhe Aleks Soros.  Këto po i sheh Edi Rama dhe Aleks Soros. Ky ortek është vetëm fillimi dhe do tju shkatërrojë! Sepse ne e dimë, se pa ikur Rama dhe Veliaj, nuk shpëton dot Shqipëria”, tha ai.

“Tentova të vras veten!”, inxhinieri në protestën e opozitës: Tatimet më vunë 45 mln lekë gjobë

Në protestën e organizuar sot nga opozita, një inxhinier i cili mori fjalën, u shpreh se ka tentuar vetëvrasjen, pas gjobës së vënë nga Tatimet.

Ai tha se kanë qenë gruaja dhe djali qëe  kanë shpëruar.

Inxhinieri ka shtuar se që biznesi të ecë duhet të kemi shina të qendrueshme, ndërsa tha se zhvillimin e biznesit nuk e ndihmojnë pallatet 50 katëshe.

“Babai im 100 vite më parë u kthye nga Tivari e përzunë malazezët dhe e kthyen në Durrës.

Kam fabrika qumështi sot me zor mbledh 600 litra qumësht, është qumështi pluhur që vjen. Duet të punojnë fermat e bujqësia jonë.

I them Edi Ramës sot nuk do isha këtu, do isha në botën tjetër se Tatimet për 2 fermerë me 7 lopë me kanë vënë 45 mln lekë gjobë dhe unë doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga djali e gruaja ime. Ju them të ecim para.

Lokomotiva e biznesit kërkon shina. Ka ngelur biznesi në ven. Nuk e zhvillojnë pallatet 50 kate, dot”, tha ai.

“Të valëviten flamujt shqiptarë”, sheshi ‘zien’ nga brohoritjet: Rama ik!

Mijëra qytetarë u mblodhën në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Por siç njoftuan organizatorët e protestës në një pjesë të bulevardit ishin fikur dritat, ndërsa iu bë thirrje protestuesve që të ndezin dritat e telefonit.

“Nga ura deri tek sheshi Skënderbej janë fikur dritat sepse nuk duan ta shohin sa jemi në këtë shesh. Ju lutem të gjithë ndizni dritat e telefonit që ta shohin sa jemi”, tha moderatori i protestës.

Gazetari: Po i fikin dritat qëllimisht, bulevardin e keni plot. Të valëviten flamujt shqiptarë, Rama ik! Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg. Protestuesit brohorasin: Rama ik!

Rudina Hajdari përlotet në protestë

Ish-deputetja Rudina Hajdari gjatë mesazhit të saj drejtuar qytetarëve në protestë nuk i ka mbajtur lotët teksa ka kujtuar të atin, Azem Hajdari.

“Teksa vija këtu bëra një copë rrugë me disa qytetarë që historikisht e kanë mbështetur PS-në dhe sot janë këtu në shesh. Do doja t’i përshëndesja ata dhe të gjithë ata që e kanë kuptuar që beteja sot nuk është mes partive, mes militantëve, beteja është mes gjithë shqiptarëve nga njëra anë dhe klubit të miliarderëve nga ana tjetër. ky klub miliarder po zhvat jo vetëm buxhetin e shtetit, jo vetëm burimet natyrore, jo vetëm pronën publike, por mbi të gjitha është duke zhvatur ëndrrat tona dhe të fëmijëve tanë, për një të ardhme më të mirë. Ky shesh sot nuk është vetëm i demokratëve, por për të gjithë ata sepse kjo betejë nuk mund të jetë vetëm e demokratëve, por e gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri dhe të çlirohen njëherë e mirë nga kthetrat e miliarderëve në pushtet.

Sa prej jush i kanë fëmijët sot në emigrim, çoni duart tuaja. E shikoni sa jemi sot në shesh që fëmijët tanë nuk i kemi këtu. Si mund të begatohet një vend kur rinia largohet. Si mundet një baba e një nënë që të çojë dritën e syve në emigrim, si mundet një familje që nuk paguan dot faturën e energjisë dhe nuk paguan dot ushqimin të rrijë në këtë vend. Si mundet një baba të jetë i qetë kur nuk i siguron dot veshjet e lodrat e fëmijëve, arsimin. A e dini që në këtë vend ka fëmijë që akoma nuk e kanë parë detin. Si mundet një student të jetë i qetë kur nuk paguan dot as ushqimin, as qiranë. Si mundet një pensionist të jetë në paqe kur nuk paguan dot me pensionin e tij as ushqimin as ilaçe. Ndaj ne duhet të sigurohemi që as klubi i miliarderëve të mos ketë paqe.

Motra dhe vëllezër, unë jam Rudina Hajdari dhe sot të flas këtu është një privilegj i madh në këtë foltore dhe ju që jeni mbledhur këtu më kujtoni Azem Hajdarin, Azemi kishte vetëm një mision që ta kthente Shqipërinë në një vend të begatë. Ju më mbushni me shpresë dhe energji që të luftoj sa më shumë. Ju përqafoj dhe ju dua shumë të gjithëve”, deklaroi Hajdari. 

“Edi Rama arkitekt i shpupullimit”/ Pankartat ‘pikante’ nga protesta e opozitës

Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar kundër qeverisë.

Qytetarët po shprehin pakënaqësitë ndaj qeverisjes me brohorima dhe pankarta në duar.

Edi Rama arkitekt i shpopullimit”, ‘Faleminderit që na qite në dritë‘Rama është brand.. NE KORRUPSION’, ‘Pa ik Rama dhe Veliaj, nuk shpëton Shqipëria’ shkruhet në disa prej tyre.

Protesta e opozitës, ironizon qytetari: Tani presim të paguajmë taksa edhe kur flemë me gruan

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka filluar të mbushet ndërsa pritet që qytetarë të tjerë t’i bashkohen në minutat në vijim, ndër ish-kryeministri Berisha ndodhet ende në “Selinë Blu” .

Një prej qytetarëve i pranishëm në tubim ka rendituar disa prej shkaqeve se pse duhet të protestohet kundër kësaj qeverie, madje duke mos e kursyer as ironinë, ku thotë se tani presin që të taksohen edhe kur flenë gjumë me gruan e tyre.

“Na ka ngel tani të paguajmë taksë edhe kur flemë me gruan. Tjetër gjë nuk na ka mbet. Turpi  Zotit. Kryeministër më të dobët nuk mbaj mend ndonjëherë”, tha ai.

Në protestën e opozitës, 90-vjeçari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, nuk e përballojmë dot jetesën

Protestës së opozitës i është bashkuar sot dhe një 90-vjeccar. Ai tha se vjen nga Shkodra dhe se proteston për më shumë demokraci, teksa theksoi se qeveria nuk ka bërë asgjë.

Unë jam demokrat tash 30 vjet. Kam dëshirën e madhe për demokracinë, kemi shqetësime, mungesa. Pensionet e ulëta që s’mund ta përballojmë jetesën. Na i ka çuar 6%, çfarë të bëjmë me 6% ne. Ky nuk e ndien.

Mirë do ishte ta dorëzonte pushtetin se boll e ka mbajtur dhe nuk ka bërë asgjë.

Unë kam punuar në ndërtim dhe kam pasur kategorinë e gjashtë. Unë marr 250 mijë lekë pension, por nuk dalin.

Shpenzimet mujore janë të larta, drita, ujë, gaz, ilaçe, ushqime. Kam dy djem në Itali, i kam pyetur pensionistët atje, e kanë 1200 euro pensionin, sa një rrogë. Po ata që nuk kanë vite pune, marrin 700 euro. Si mund të jetojmë ne me këto rroga. Kam në lagje me 40-50 mijë lekë pensione. Nuk mund ta përballojnë jetesën”, tha i moshuari.

Masat për protestën e PD-së, 1 mijë punonjës policie në terren, bllokohet qarkullimi në disa rrugë

Rreth 1000 mijë punonjës të policisë së shtetit do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës që do në nisë në orën 16:00.

Prej orëvë te para të mengjesit institucionet e rëndësisë së veçantë janë marrë në ruajtje nga efektivë të gardës se republikës, përfshi kryeministrinë, para së cilës është vendosur podiumi për folësit e protestës.

Edhe dera e kryeministrisë është blinduar, ndërsa prej orës 15 do të jete i bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevardin “dëshmorët e kombit” dhe rrugët lidhëse pranë kryeministrisë.

Forcat e policisë janë pajisur edhe me kundra gaz, ndërsa në gatishmëri do të qëndrojnë edhe autobotët me ujë për të shpërndare protestuesit nëse do të këtë akte dhune. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar personat problematikë që do të tentojnë të cënojnë sigurinë publike.

Opozita proteston kundër qeverisë, qytetarët “ndezin” Bulevardin para Kryeministrisë!

Opozita proteston sot kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Shumë qytetarë janë mbledhur para selisë së qeverisë në Bulevardin kryesor të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala se protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.

Berisha pritet të dalë rreth orës 16:00 nga selia e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve. Nga ana tjetër dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të bashkohet me qytetarë, duke dale nga selia e PL-se.

Ndërkohë nga ana e saj edhe policia ka marre masat. Dhjetëra forca policie janë pozicionuar rreth kryeministrisë, duke qene ne gatishmëri ne rast se situata del jashtë kontrollit.

Protesta e opozitës/ Kryeministria rrethohet nga Forcat Speciale, efektivë policie me maskë kundërgaz

Kur na ndajnë edhe 30 minuta nga protesta e opozitës, ambientet e jashtme të kryeministrisë janë rrethuar nga forcat speciale.

Makina të shumta, por edhe forca të shtuara policie janë pozicionuar për të qenë në dispozicion në rast se situata del jashtë kontrollit.

Siç shihet edhe ne këto pamje te siguruara nga Panorama, efektive policie mbajnë ne duar maska kundërgaz.

Protesta e opozitës do të nisë në orën 16:00, ndërsa policia ka marrë edhe masat për mbarëvajtjen e tubimit.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ajo që nuk dihet është sa do të zgjasë protesta, për të cilën ish kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se “do zgjasë sa t’i teket popullit opozitar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat