Përfundon protesta/Përplasje në shkallët e kryeministrisë – ky është paralajmërimi i Sali Berishës për Ramën

Shqipëria

Përfundon protesta/Përplasje në shkallët e kryeministrisë – ky është paralajmërimi i Sali Berishës për Ramën

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:36 Përditësuar në ora: 15:02 më 12.11.2022
Foto nga vendngjarja

Protesta kombëtare, Elbasani “përmbyt” Tiranën! Rreth 500 automjete priten të sjellin 2,500 protestues në kryeqytet

Anëtarë dhe simpatizanë të PD Elbasan janë duke u nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së kësaj të shtune (12 nëntor).

Mësohet se janë rreth 2,500 anëtarë, në dispozicion të të cilëve janë vënë 3 fugona, pasi pjesa më e madhe e tyre janë nisur me makinat e tyre private.

Pritet që numri i makinave nga qyteti i Elbasanit që do të mbërrijnë në Tiranë për protetën e sotme është rreth 450, ndërsa nga qyteti i Belshit 22 automjete janë nisur drejt Tiranës.

Pak para protestës, ç’po ndodh tek Kryeministria! Mblidhen protestuesit e parë në Bulevard, me flamujt e PD dhe dy gishtat lart

Këto janë pamjet nga bulevardi Dëshmorët e Kombit pak para protestës së organizuar para Kryeministrisë.

Në video shihen protestuesit e parë të mbledhur në Bulevard, teksa mbajnë në duar flamujt e PD dhe dy gishtat lart.

Ndërsa dera e godinës qeveritare është blinduar prej mbrëmjes së të premtes.

Video:

“Do zgjasë sa t’i teket popullit opozitar”- Policia bllokon sot 8 segmente rrugore në Tiranë, para protestës kombëtare

Policia e Shtetit njoftoi 24 orë përpara protestës kombëtare të opozitës për rrugët dhe segmentet që do të bllokohen për të krijuar lehtësira për qarkullimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në tubimin e datës 12 nëntor e që pritet të nisë në orën 16:00.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ajo që nuk dihet është sa do të zgjasë protesta, për të cilën ish kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët tha se “do zgjasë sa t’i teket popullit opozitar”.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat