Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se efektivët e Policisë që u morën me sigurinë e Samitit të sotëm në Tiranë nuk do të marrim shpërblim.
I pyetur gjatë konferencës së sotme, Rrumbullaku tha se efektivët kanë bërë detyrën e tyre dhe se motivimi është suksesi.
"Nuk ka pasur asnjë incident në gjithë perimetrin e sigurisë. Ishin në krye të detyrën dhe gjithçka u përmbyll me sukses.
Punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Falënderoj gjithë punonjësit e policisë dhe falënderim të posaçëm për qytetarët. Policia e Shtetit mori masat për të garantuar samitin," tha Rrumbullaku.