Detaje të reja/ I armatosur deri në dhëmbë, nëna e 35-vjeçarit të arrestuar në Lezhë me gradë të lartë në ushtri

Shqipëria

Detaje të reja/ I armatosur deri në dhëmbë, nëna e 35-vjeçarit të arrestuar në Lezhë me gradë të lartë në ushtri

Më: 9 janar 2023 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, pasi ka ndalur një makinë, në të cilën ndodhej një arsenal i tërë armësh ushtarake.

Burime për Abcnews.al, bëjnë me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Lezhës, ka ndaluar mjetin e drejtuar nga 35-vjeçari A.L.

Në mjetin e drejtuar nga 35-vjeçari është gjetur një çantë ku brenda saj ndodheshin plumba dhe blindëshpues.

Ndërkohë që vetë 35-vjeçari ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe antipulumb.

Burime jozyrtare bëjnë me dije për Abcnews se nëna e 35-vjeçarit të arrestuar mban gardë të lartë në ushtri.

Ndërkohë që policia ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat