Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se edhe sot mbeturinat në Tiranë vetëm groposen në mënyrën më primitive teksa qytetarët grabiten.
Vasili kritikon heshtjen e drejtësisë dhe SPAK dhe se qytetarët kanë paguar taksa që jua vjedhin edhe atyre, por nuk guxojnë të zbatojnë ligjin as për veten sepse Droni tregon se i shërbejnë Ramës.
POSTIMI I PLOTË
Droni i së vërtetës tregon se në Sharrë po vjedhin edhe tani!!
Edhe sot, edhe tani vjedhja në Sharrë vazhdon dhe droni i së vërtetës na e tregon qartë.
Edhe sot qytetarët e Tiranës paguan dhjetëra mijëra euro të djersës dhe mundit, që po vazhdojnë të vidhen edhe tani dhe droni e konfirmon këtë.
Edhe sot mbeturinat vetëm u groposen në mënyrën me primitivë në Sharrë duke grabitur qytetarët me dy-fishin e çmimit krahasuar me Shkodrën ku bëhet e njëjta gjë.
Edhe sot “krenaria” e Edi Ramës pra groposja e plehrave të kryeqytetit vazhdon si prov asgjësuese e hajdutërisë Rama – Veliaj!
Edhe sot Rama dhe Veliaj janë gojë taposur përballë vjedhjes shtetërore qindra milionëshe sepse droni i ka mbërthyer me fakte.Edhe
sot drejtësia nuk lëvizi gishtin dhe nuk veproi sepse Droni na provoi që drejtësia është e kapur.
Edhe sot anëtarët e SPAK si qytetarë që janë kanë paguar edhe ata taksa që jua vjedhin edhe atyre, por nuk guxojnë të zbatojnë ligjin as për veten sepse Droni tregon se i shërbejnë Ramës.
Edhe sot për shkak të firmave “fap fap fap” të Ramës dhe Veliajt vjedhja dhe grabitja vazhdon pa u ndalur.
Edhe sot Droni i të vërtetës është dhe mbetet i vetmi “institucion” i drejtësisë, sepse heton objektivisht dhe tregon realisht se si po vjedhin rilindasit me Ramën dhe Veliajn në ballë si bashkëkryetarë të vjedhjes.
14 maji #NdryshimMeCdoCmim