Skenari i protestës - “Blindohet” parlamenti, kjo pritet të jetë lëvizja e Berishës

Shqipëria

Skenari i protestës - “Blindohet” parlamenti, kjo pritet të jetë lëvizja e Berishës

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 09:03 Përditësuar në ora: 14:38 më 11.02.2023
Pamje nga protesta në Shqipëri

Skenari i protestës/ “Blindohet” parlamenti, kjo pritet të jetë lëvizja e Berishës

Pasi përfundimit të fjalimit në Bulevard, Berisha dhe një grup protestuesish i janë drejtuar fillimisht Ministrisë së Brendshme dhe më pas Bashkisë së Tiranës.

Mirëpo duket se skenari nuk ka përfunduar me aq, pasi nga pamjet siguruara nga ABC News, para Parlamentit janë marrë masa nga policia e shtetit, duke u vendosur një kordon dhe po ashtu është afruar dhe një zjarrëfikësi.

Pritet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Berishës.

Protestuesit zhvendosen drejt Kuvendit, kordoni i policisë rrethon godinën

Pas protestës që zgjati rreth dy orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit i janë drejtuar në këmbë kuvendit.

Edhe dy aleatët, Sali Berisha dhe Ilir Meta,  janë larguar nga bulevardi.

Pritet që pas Kuvendit ata do t’i drejtohen Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë godina e Kuvendit është rrethuar me kordon të policisë për të shmangur incidentet.

Berisha mbyll tubimin e sotëm, thirrje mbështetësve: Të hënën para Parlamentit

Sali Berisha mbylli sot protestën, ndërsa kërkoi nga mbështetësit të mblidhen sërish të hënën para parlamentit për të kërkuar largimin e qeveris së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Të hënën ka parlament.

Revolucioni na fton të gjithëve para parlamentit të hënën.

Të gjithë të bashkohemi, të kalojmë nga beteja në betejë”, tha Berisha.

Mbyllet protesta, hidhen flakadanë drejt Kryeministrisë

Nuk ka zgjatur as dy orë protesta kombëtare e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Berisha në fundin e fjalimit të tij paralajmëroi protestë tjetër të hënën, ndërsa në atë moment drejt godinës së kryeministrisë vërshuan flakadanë nga protestuesit.

Hidhen kapsolla në shkallët e Kryeministrisë, shihni çfarë ka ndodhur

Protestuesit duket se kanë hedhur kapsolla në shkallët e Kryeministrisë teksa mbahet protesta e opozitës.

Siç shihet nga pamjet e kapura nga agjencia LSA, kapsolla ka krijuar tym dhe ka prishur radhët e policisë. Pas këtij momenti nuk ka pasur incidente apo përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Berisha thirrje Ramës : O besprerë, o faqezi, jep dorëheqjen! Përdori një nga zbuluesit më të fuqishëm të planetit si vrasës me pagesë për PD-në

Sali Berisha nga podiumi i protestës ka kërkuar largimin e Edi Ramës, ndërsa e akuzoi se ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë kundër opozitës në Shqipëri.

‘E vërteta kurrë nuk mbulohet dot! Sot mediat e gjithë botë spo flasin të vërtetën që shprehur opozita dy muaj më parë. mediat mbajnë në faqet e para skandalin më të madh korruptiv të këtij shekulli. Në këtë superskandal, Edi Rama është i vetmi që përmendet 14 herë në aktpadinë, dhe përdori si vrasë me pagesë kundër PD-së, njëri më zbulues më të fuqishëm të planetit.

A ka atentat më të rëndë ndaj demokracisë së një vendi sesa ky akt. Kryeministri barazohet me një oligark rus, mik të Putinit.

O besprerë, kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ty. Jep dorëheqjen dhe largohu.’- u shpreh Berisha.

Kandidatja për PD në Korçë thirrje Ramës: Faktet dolën, jep dorëheqje!

Kandidatja e PD-së për bashkinë e Korçës, Ledina Aliolli i bëri thirrje nga protesta e opozitës kryeministrit Edi Rama që të jepte dorëheqje.

Ajo tha se tashmë faktet e publikuara e implikojnë kryeministrin.

“Qytetarë dhe demokratë të nderuar, nga e gjithë Shqipëria. I gjithë kombi gjendet sot, këtu në këtë shesh. Krenari, dinjitet dhe shpresë i jepni sot gjithë Shqipërisë. Qindra mijëra shqiptarë kanë ikur nga atdheu, por për ta shpëtuar do jemi gjithnjë e më shumë në këtë shesh. Asgjë nuk e ndal më revoltën popullore për të rrëzuar klikën më antishqiptare që ka qeverisur vendin pas diktaturës komuniste.
10 vite monizëm i Rilindjes së Ramës do të hyjë në histori për ideologjinë e toksikimit të vendit me drogë, e shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi, për të gjithë Europën dhe më gjerë, me trafiqet e çdo lloji; E pushtetit me zyrtarë të dënuar brenda dhe jashtë Shqipërisë që nuk kanë fre në grabitjen deri te qindarka e fundit e shqiptarëve; E pushtetit që po shpopullon vendin; E ikjes së të rinjve dhe krahut të punës në Azil; e mjerimit ekonomik deri në mbijetesë për mbi 500 mijë shqiptarë; Rilindja, që nuk ka as edhe më minimumin e prestigjit të etërve të kombit që u ka huazuar emrin, po e shndërron vendin në një monizëm të frikshëm të përqëndrimit të pushteteve dhe kontrollit të institucioneve nga ushtria e patronazhistëve dhe aktivistëve… Arritën deri në përpjekjet më absurde dhe fatale për të eliminuar opozitën, si dikur etërit e tyre të Bllokut me gjyqin çnjerëzor të deputetëve në vitin 1946, dhe shantazhojnë gjykatën për ta nxjerrë opozitën nga procesi zgjedhor. Kërkojnë të rikthejnë diktaturën duke rrezikuar lirinë dhe standardet e zgjedhjeve dhe duke rrëmbyer çdo atribut të institucioneve, që me kushtetutë duhet të funksionojnë të pavarura. Por kurrë nuk do ia arrijnë qëllimit, sepse diktatura e etërve është varrosur bashkë me ta, njëherë e përgjithmonë. Shqiptarët nuk do ja lejnë ne dorë fatet e fëmijve të tyre një klike antikombëtare, por do të shpëtojnë vendin, duke çuar në një fitore të thellë dhe të merituar opozitën. 10 vite ishin një kthim mbrapa i rrezikshëm, por ky është fundi për Rilindjen mavi. Shqipëria duhet dhe do të fitojë kohën e humbur drejt Europës dhe për këtë rrugën do e çelë vetëm fitorja e opozitës në 14 Maj. Nga Korça e rilindasve të vërtetë vij me një mesazh: Shqipërisë, pluralizmit, demokracisë, i dalim Zot! Edi Rama! Faktet dolën, dorëheqja është detyrim!”
, tha ajo.

“Me Edi Ramën kryeministër, vendi vetëm zhytet në korrupsion”, Meta: Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se me Edi Ramën kryeministër, vendi vetëm zhytet në korrupsion.

Para Bulevardit të mbushur me protestues, Meta tha se populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn.

“Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shpëton dot dhe pse ka braktisur kuvendin prej 3 javësh. Do të japë llogari për të gjitha shkeljet e kushtetutës që ka bërë. Do të japë llogari për bllokimin e të gjitha iniciativave të opozitës. Ai do të japë llogari dhe për bllokimin e komisioneve hetimore në kuvend. Do të japë llogari dhe për përjashtimet staliniste të deputetëve të opozitës.

Rama do të japë llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit europian këtij interesi mbarëkombëtar sepse me vendimet e tij mafioze, pasaportat e arta, ligjin për mediat, portin e Durrësit i është kundërvënë hapur vlerave të shtetit ligjor. Me Edi Ramën kryeministër vendi vetëm zhytet në korrupsion”, tha Meta.

Ai theksoi se populli nuk do lejojë më kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë mjerim.

“Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn dhe nuk do lejojë më që Rama të uzurpojë zyrën e km të cilën e u provua se e ka kthyer në një çerdhe mafiozësh. Populli nuk do lejojë më kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë mjerim. Shqiptarët protestojnë sot për t’u dhënë fund dramave familjare. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në këto 2 javë të të ftohtit. Pothuajse të gjitha shkollat e vendit tonë pa ngrohje. Ky është rezultat i ramaformës. Qytetarët janë këtu për t’i dhënë fund braktisjes së bujqësisë dhe falimentimit të fermerit shqiptar. I vetmi sukses është importi i bananeve që është rritur 60% nga Kolumbia. 2/3 e shqiptarëve nën minimumin jetik. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat vuajnë papunësinë dhe nuk shohin asnjë mundësi në vendin e tyre. Sot me ne janë pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë ilaçet. Janë të gjithë biznesmenët e ndershëm të cilët kanë falimentuar apo po rezistojnë me shpirt ndër dhëmbë për shkak të taksave të larta”, tha Meta.

Berisha: Nisim sot revolucionin demokratik

Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ndërsa mori fjalën në protestë, Sali Berisha tha se nga nis revolucionin demokratik.

“Të nderuar të pranishëm në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik. Shqiptarë dhe shqiptare, kudo që jeni, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit demokratik, të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri. Një përshëndetje vëllazërore kudo që ndodheni!

Miqtë e mi, do e nis fjalën time me një shprehje të të famshmit, Xhorxh Oruell, i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre.

Ndaj dhe sot, ditën e siparit të revolucionit tonë demokratik, për përmbysjen e monizmit dhe fitores së demokracisë, do themi të vërtetat tona. Qëllimi më themelor i këtij revolucioni që nis sot është të mbrojmë të vërtetat, por edhe të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojnë. Rroftë fitorja!” u shpreh Berisha.

 

Berisha e Meta bashkohen në shesh, protesta nis me himnin kombëtar

Opozita e Sali Berishës ka zbritur sot në shesh. Ish-kryeministri njoftoi protestën pas arrestimit të ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ndërsa demokratët akuzuan kreun e qeverisë si të përfshirë në afera korruptive me të për asgjësimin e opozitës. Protestës pritet t’i bashkohet edhe aleati i Sali Berishës në opozitës Ilir Meta, i cili pas fotos së publikuar në media ku shfaqej me personin A në dosje, Agron Nezën, vendosi të ndërrojë tezat për protestën.

Sakaq, policia e Tiranës ka përcaktuar planin e masave për protestën e thirrur sot nga opozita, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Rreth 1 mijë efektivë policie, forca të rendit, FNSH-së dhe RENEA do të jenë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e tubimit.

Policia njofton se duke filluar nga ora 06:00 e së shtunës, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët që lidhen me bulevardin Dëshmorët e Kombitt, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e deri në përfundim të tubimit. Si në protestat e tjera, edhe këtë herë do të krijohet kordoni me efektivë policie para godinës së Kryeministrisë dhe rreth saj. Në terren do të ketë edhe agjentë civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e tubimit.

Përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ të instaluara janë edhe kamera me rezolucion të lartë, ndërsa shtyllat ku ato janë vendosur, lyhen me graso për të mos lejuar protestuesit të heqin kamerat.

Pak ditë më parë, përmes një shkrese dërguar Policisë së Tiranës, selia blu vuri në djeni forcat e rendit për protestën e organizuar prej tyre. Ajo që bie në sy, në shkresën e firmosur nga sekretari organizativ, i grupit Berisha, Ervin Minarolli, specifikohej vetëm ora e nisjes dhe jo përfundimi i tubimit. Për këtë arsye, policia ia ktheu sërish pas letrën organizatorëve, për plotësim të saj, si me vendosjen e orarit të nisjes dhe përfundimit të tubimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat