Lefter Alla është shkarkuar ditën e sotme nga posti i kryetarit të bashkisë së Bulqizës. Vendimi është marrë në mbledhjen e këshillit të ministrave.
Në vendim thuhet se shkarkimi i Allës bëhet për shkak të shkeljeve të rënda ndërkohë që do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.
Alla u arrestua pak ditë më parë me urdhër të SPAK, për shkak të abuzimit me tenderat.
Vendimi i plote:
VENDIM PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA
Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”