Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se grabitja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit.
Autorët me armë tip kallashnikov kanë synuar një servis makinash.
Dy autorët kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen pronarit të servisit dhe më pas dyshohet se ata janë larguar ndaj Durrësit.
Policia informon se ‘rreth orës 20:45, në rrugën "Demokracia", Paskuqan 2, në një servis, dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.