Seanca për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar përsëri. Shkak kësaj here është bërë mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos.
Zeqo, e cila supozohet të jetë në arrest shtëpie nuk është gjetur në banesën e saj nga policia e Durrësit dhe as nga oficeri i policisë gjyqësore të SPAK. Togat e zeza dolën në konkluzionin se Jonida Zeqo po i fshihet drejtësisë dhe e shpallën në kërkim.
Kjo e fundit kishte dërguar 2 e-mail-e ku konfirmonte se ishte në dijeni për seancën, por kërkonte të mos ishte e pranishme dhe të përfaqësohet nga Saimir Vishaj. Kërkesa nuk është pranuar nga gjykata.
Prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Arben Kraja thanë se e-mail-et nuk mund të verifikohen se janë të dërguar nga ajo. OPGJ-JA nuk e ka gjetur dhe rrjedhimisht është shpallur në kërkim.