Një aksident i rëndë është shënuar në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të vogël në fshatin Qeparo. Mësohet se shtetasi A. Gj., 46 vjeç, ditën e djeshme, teksa drejtonte mjetin, në fshatin Qeparo, është aksidentuar me një fëmijë rreth 2 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Qeparo, pasi ditën e djeshme, teksa drejtonte mjetin, në fshatin Qeparo. ka aksidentuar një fëmijë rreth 2 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme