Stërvitja ushtarake “Defender Europe 23” e NATO-s në Shqipëri, reagon Berisha: PD i përshëndet manovrat ushtarake

Shqipëria

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 23” e NATO-s në Shqipëri, reagon Berisha: PD i përshëndet manovrat ushtarake

Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:58
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur në emër të Partisë Demokratike stërvitjen ushtarake “Defender Europe 23” në Shqipëri.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha thotë se PD mbështet garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapsirën euroatlantike

Reagimi i Berishës:

Deklaratë e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s ‘Defender Europe’ 23 në Shqipëri.

Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqiperinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Këto manovra së bashku me manovrat e Nato-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.

Partia Demokrtatike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapsirën euroatlantike. #sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat