Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka deklaruar se dhjetëra milionë euro u vihen përsipër vjedhjeve të deritanishme me inceneratorët.
Ai shtoi se përveçse shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre inceneratorë që nuk ekzistojnë, qeveria merr kredi për t’i paguar sërish.
Vasili deklaroi se në këtë mënyrë qytetarët paguajnë dy herë, taksat dhe kredinë.
Ai i bëri thirrje SPAK të bëjë detyrën ashtu si duhet.