Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ditën e djeshme shkaktoi aksident me vdekje në Kukës.
Ai përplaasi me mjetin kamion që drejtonte, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Ky nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital”, njofton policia.