Nxirrnin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht dy nëna në Sarandë

Shqipëria

Nxirrnin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht dy nëna në Sarandë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Dy shtetase janë proceduar penalisht nga policia e Sarandës pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për të lypur fëmijët e tyre.

Sipas policisë mësohet se shtetaset e proceduara penalisht janë një 39 vjeçare banuese në Gjirokastër dhe një 33 vjeçare banuese në Sarandë.

Kjo pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 39 vjeçare, banuese në Gjirokastër dhe një 33 vjeçare, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat