3 makina u përfshinë në një aksident pasditen e kësaj të shtune në Pogradec. Gazetarja Daniela Zisi raporton se ngjarja ndodhi tek zona e tuneleve panoramikë.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin e trefishtë u bë humbja e kontrollit mbi automjetin nga njëri prej shoferëve, duke u përplasur me dy mjete të tjera.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.