Trafikuan sende me vlerë nga Franca, zbutet masa e sigurisë për disa prej të arrestuarve

Shqipëria

Trafikuan sende me vlerë nga Franca, zbutet masa e sigurisë për disa prej të arrestuarve

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

U  arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar  kriminal që trafikonin  mallra të vjedhura me vlerë nga Franca në Shqipëri, Apeli I Gjykatës së Posaçme ka zbutur masat e sigurisë për 4 nga 11 të arrestuarit.

Gjyqtari  Engert Pëllumbi  ndryshoi masat nga arrest në burg në arrest shtëpie për Gentjan  Agën dhe Adil Shehun dhe nga në detyrim paraqitje për Tomor Barutin e Vangjush Kasharën.  Ndërsa në burg do të qëndrojnë Sokol Idrizaj dhe bashkëshoertja e tij Elda Idrizaj si dhe tre persona të tjerë.

Ata akuzohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku më pas janë shitur  në mënyrë të fshehtë nëpërmjet  argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara.

Arrest në burg:

Agustin Mesuli

Altin Deda

Florian Baku

Sokol Idrizaj

Elda Idrizaj

Egi Idrizaj

Detyrim paraqitje:

Bora Idrizaj

Tomorr Baruti

Vangjush Kashara

Arrest në shtëpie:

Gentjan Aga

Adil Shehu

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat