U dhunuan nga ish-gardisti Nikolli dhe të afërmit e tij, familja Kaçi merr urdhër-mbrojtje

Shqipëria

U dhunuan nga ish-gardisti Nikolli dhe të afërmit e tij, familja Kaçi merr urdhër-mbrojtje

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:41
Martin Nikolli

Familja Kaçi ka marrë urdhër mbrojtje nga gjykata, pasi u dhunuan nga ish-gardisti Martin Nikolli dhe të afërm të tij pak ditë më parë në Hamallaj të Durrësit.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Haxhiraj.

Kujtojmë se konflikti mes dy familjeje lindi për shkaqe pronësie, teksa ish-gardisti, i shkarkuar dhe i arrestuar tashmë, u përfshi në konfliktin dhe qëlloi me armën e shërbimit.

Po kështu në pranga përfundoi dhe vëllai i tij Alfred Nikolla, të akuzuar si të përfshirë në konfliktin me familjen Kaçi, duke dhunuar kryefamiljarin dhe djemtë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat