“Nuk i dua votat e tua”, kryebashkiaku socialist shan qytetarët: Me mua nuk ke shanse, ai Like k*rva

Shqipëria

“Nuk i dua votat e tua”, kryebashkiaku socialist shan qytetarët: Me mua nuk ke shanse, ai Like k*rva

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 00:14
Josif Gorrea

Kryebashkiaku socialist i Divjakës është shfaqur së fundi në një video-skandal, ku shihet se ka një sjellje aspak të hijshme ndaj qytetarëve të bashkisë që drejton.

Dhjetra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje te kryebashkiaku i tyre, Josif Gorrea të cilin e zgjodhën me votë më 14 Maj.

Megjithatë, duket se tre muaj pas zgjedhjeve ai nuk ka më nevojë për votën e tyre dhe veç kësaj shpërthen në të shara ndaj qytetarëve.Bëhet fjalë për një telefonatë mes qytetarëve dhe kryebashkiakut Josif Gorrea, ku pamjet janë publikuar nga deputeti i PD-së Saimir Korreshi.

“Nuk i dua votat thote!!! Ta kishit bere protesten me perpara thote kryetari. Tani plera per te tere.  Trim mbi trima te beka karrigia.” – shkruan Korreshi krahas videos.

Biseda e qytetarëve me kryebashkiakun:

Qytetari:  Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen

Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë

Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara

Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat