Një i mitur ka humbur jetën në lumin Shkumbin.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fusha e Kromit.
Trupi i pajetë i 12-vjeçarit është nxjerrë nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit të ndihmuara edhe nga kolegët.
Paraprakisht dyshohet se i mituri është futur për tu larë dhe është mbytur aksidentalisht.