Pagesat në rrugë bankare shqiptarët ka shënuar rritje gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës Qendrore, tregojnë se në gjysmën parë të vitit, numri i blerjeve apo transferimeve arriti në 18.7 mln. Rritja, në raport me vitin e kaluar është 18%.
Banka vë në dukje, se bashkë me pagesat, është rritur edhe vlera totale e transaksioneve. Ajo arriti në 2.9 trilionë lekë, një rritje me 8% në krahasim me 6-mujorin e parë të vitit 2022.
Pagesat me karta zënë peshën kryesore tek veprimet alternative që zëvendësojnë lekun, me rreth 60% të totalit. Veprimet me kartë ende dominohen nga tërheqjet e parasë cash nga bankomatet, ndërkohë që përhapje të gjerë po njohin edhe pagesat në terminalet POS.
Risia më e rëndësishme e këtij viti është se tashmë transfertat bankare po dominohen nga veprimet në kanalet e elektronike. Rreth 56% e numrit total të këtyre transfertave u kryen në formë jo-letër, nëpërmjet kanaleve elektronike.
Sipas vlerësimeve më të fundit të Bankës së Shqipërisë, numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 66% të totalit. Kjo tregon se përdorimi i shërbimeve bankare ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit.