Aksident me vdekje në autostradën Morinë-Milot, 34-vjeçari u përplas me bordurat

Shqipëria

Aksident me vdekje në autostradën Morinë-Milot, 34-vjeçari u përplas me bordurat

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kukës.

Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat