Gazetari Jul Kasapi ishte i ftuar në një emisionin televizive ku u diskutua për arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi i cili cilësohet edhe si baroni i drogës. Kasapi u shpreh se donin të zhvillonin një intervistë me Rexhepin por ky i fundit refuzoi.
“Faktikisht për Guajakilin flitet sepse është i vetmi qytet port në Ekuador. Qytet porti më i madh, ka mbi 2 milionë banorë. Portet përgjithësisht janë të kontrolluara nga grupet vendase ekuadoriane.
Janë disa grupe kriminale që kontrollojnë portet e ndryshme të Guajakilit. Në vitin 2014 gjatë operacionit Ballkani, Gramoz Rexhepi është transferuar në disa burgje. Nga viti 2019-2020 ka qenë në burgun e Guajakilit.
Ideja ishte të zhvillonim një intervistë. Kishim marrë leje nga ministria e drejtësisë, mbetej vetëm përgjigjia e Rexhepit por ai refuzoi pasi priste lirimin me kusht”, tha ndër të tjera Kasapi.