Shtyhet seanca gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.
Avokati Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk ka asnjë element kurruptiv te ish-kryeministri Berisha.
Ai sqaroi dhe argumentet kërkesën për revokimin e masës.
“Akt ekspertimi kontabël shpjegon të gjithë ecurinë e historisë së zotit Malltezi që në kundërshtim me c’kërkon prokuroria, gjithçka është shpjeguar. Akti është depozituar dhe i jep përgjigje cështjes së korrupsionit për zotin Malltezi dhe bashkëpunimit më tej me zotin Berisha. Çështje absurde, por ndonjëherë absurdi do më shumë kohë për t’u sqaruar.
Akti i ekspertimit vërteton që procedura ka qenë e rregullt, nuk ka pastrim të produktit të veprave penale”-tha ai.