Dhunoi të atin, arrestohet 37-vjeçari në Berat

Shqipëria

Dhunoi të atin, arrestohet 37-vjeçari në Berat

Më: 31 maj 2024 Në ora: 11:17
Komisariati i Policisë Berat

Një 37-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të premte në Berat pasi ka goditur me send të fortë babanë e tij.

“Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin E. O., 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur me send të fortë, babanë e tij”, njofton policia.

Po ashtu Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi hetimi për 43-vjeçarin B. M., banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 59 vjeçar.

Në hetim në gjendje të lirë është vendosur edhe 33-vjeçari N. P., 33 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 64 vjeçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat