PS hedh propozimet mbi Pr.Ligjin për Shërbimin e Provës: Kontroll i vazhdueshëm dhe cilësi në përmbushjen e detyrave

Shqipëria

PS hedh propozimet mbi Pr.Ligjin për Shërbimin e Provës: Kontroll i vazhdueshëm dhe cilësi në përmbushjen e detyrave

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 19:57
Në Komisionin e Sigurisë është prezantuar projektligj i propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste

Vendet bosh të punës të krijuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe mbingarkesa në punë kanë bërë që PS të kërkojë ndryshime në ligj.

Në Komisionin e Sigurisë është prezantuar projektligj i propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Klevis Xhoxhi ku parashikohet që marrëdhënia e punës në Shërbimin e Provës të rregullohet sipas Kodit të Punës, duke dalë jashtë sistemit të nëpunësit civil.

“Me qëllim rritjen e performancës, rritjen e efikasitetit, cilësisë në përmbushjen e detyrave funksionale si edhe kontroll të vazhdueshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës ka propozuar ndryshimin e legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës me nënpunësit" tha Xhoxhi.  

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga deputete të PD-së, të cilët e quajnë këtë propozim një mekanizëm për të kontrolluar administratën politikisht duke u hequr statusin e nënpunësit civil.

Gjithashtu, në ndryshimet e kërkuara në parlament kërkohet niveli i pagave të punonjësve të Drejtorisë së Shërbimit të Provës të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Sa i përket shpenzimeve financiare, në projektligj theksohet se pagat e punonjësve duhet të jenë në përputhje me buxhetin që shteti ka vendosur për këtë institucion dhe nuk mund të tejkalohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat