Lëvizte i armatosur, pranga 28 vjeçarit në Elbasan. Ja çfarë iu gjet në banesë

Shqipëria

Lëvizte i armatosur, pranga 28 vjeçarit në Elbasan. Ja çfarë iu gjet në banesë

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

I riu u ndalua pas një kontrolli nga policia në automjetin e tij, brenda të cilit u gjet një armë zjarri pistoletë.

Pas një kontrolli në banesë, të riut iu gjetën 1000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 4 krehra armësh, 2 kapsolla detonatore, 1 jelek antiplumb dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i posedonte këto sende, me qëllim trafikimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat