Gjendet pa shenja jete një 45-vjeçar në Shijak

Shqipëria

Gjendet pa shenja jete një 45-vjeçar në Shijak

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar në Shijak është gjetur pa shenja jete, për të cilin policia ka thënë se nuk ka pasur shenja dhune.

Tutje, policia ka bërë të ditur se 45-vjeçari është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur.

“Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi rreth 45 vjeç, banues në Shijak”.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Policia e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat