Çupi përplaset me Peleshin: Përse miratuat ligje me procedura të përshpejtuara, ku do i çoni 3 pronat shtetërore?

Shqipëria

Çupi përplaset me Peleshin: Përse miratuat ligje me procedura të përshpejtuara, ku do i çoni 3 pronat shtetërore?

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 21:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i është drejtuar ministrit të mbrojtjes lidhur me miratimin e disa ligjeve gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Ëupi tha përse i kaluat ligjet me procedura të përshpejtuara, kur ne jemi një vend demokratik dhe në një situatë normale.

Teksa akuzoi edhe për vjedhje dhe padrejtësi sipas saj që përdoret rasti i luftës në Ukrainë, teksa e cilësoi si arsye që përdoret për marrjen e pronave shtetërore.

Dhurata Çupi: “Në seancën e fundit u trajtua ligji për policinë në emergjentë, ligji në emergjentë dhe për emergjentë duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë. Shqipëria nuk është në luftë z.ministër.

4 ligje të mbrojtjes me procedura të përshpejtuara, ligji për policin e shtetit po ashtu, ne jemi vend demokratik z. ministër kemi 34 vite pse të shfrytëzohet lufta në Ukrainën për të kaluar ligjet e për të vjedhur ju.

Për çfarë i doni 3 prona shtetërore, ku i veni në dispozicion pse ja veni shoqërisë dhe thoni kapital?

Vlera e 3 pronave shtetërore kujt do ja kaloni, apo privatit.

Përse kalon ligji me procedura emergjente, nuk jemi në luftë ne, ne jemi vend demokratik me situatë normale po ju doni të shfrytëzoni luftën në Ukrainë që të vidhni’‘.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat