Në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në Majlinda Dhuka, theksoi edhe njëherë vendosmërinë për anëtarësimin e vendit në bashkësinë europiane brenda kësaj dekade.
Dhuka përmendi 4 objektiva, konkretisht thellimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, thellimin e modernizimit të qeverisjes, thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe dinamizimi i reformave ekonomike.
“Shqipëria i çeli negociatat mbi bazë merite. Falë reformave të vërteta, të thella. I jam mirënjohëse ekipit kombëtar të negociatave të Shqipërisë. 32 institucione të pavarura janë angazhuar drejtpërdrejtë në angazhim me palën Europiane në përgatitjen e detajuar të të gjitha masave që duhet të marrë Shqipëria për përmbushjen e kritereve të arsimit brenda kësaj dekade, brenda 2030. Agjenda jonë kombëtare parasheh thellimin e mëtejshëm të reformave.
Nevojitet të thellojmë progresin e reformës në drejtësi, së dyti nevojitet të thellojmë modernizimin e qeverisjes, së treti nevojitet të thellojmë luftën anti-korrupsion përmes progresit drejt standardeve europiane në shërbimet publike, së katërti duhet të dinamizojmë vijimësisht reformat tona ekonomike, të përmirësojmë klimën e biznesit. Një pjesë e rekomandimeve të BE lidhen me qeverisjen e mirë të tre pushteteve, legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit dhe masat anti-korrupsion që duhen marrë nga të tre pushtetet. Shqipëria është në miljet e fUndit të rrugës së anëtarësimit në BE, mbështetja për Shqipërinë është më e madhe se asnjëherë më parë, kjo arritje është në dorën tonë dhe duhet ët ecim sa më shpejt dhe sa më të vendosur në këtë rrugë drejt finishit të madh”, u shpreh Dhuka.