Kongresi i PS, Salianji: Gjetjet e “TIMS” çuan në gijotinë politike Ballën dhe Çuçin!

Shqipëria

Kongresi i PS, Salianji: Gjetjet e “TIMS” çuan në gijotinë politike Ballën dhe Çuçin!

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 16:44
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas Kongresit të PS-së dhe ndryshimeve në qeveri, duke u shprehur se nuk ka asnjë ndryshim, por sipas tij “është e njëjta mendësi totalitare”.

“E njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie!”, shkrehet ai.

Më tej, i ndalur tek largimi i Taulant Ballës nga Ministria e Brendshme, dhe Bledi Çuçit nga kreu i Grupit të PS, Salianji shprehet se të dy ata përfunduan në gijotinë politike nga gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS.

“Gjetjet e shkeljeve në emërime, manipulimi, ndërhyrja, aksesi i pautorizuar dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinë politike!”, shkuan Salianji.

Reagimi i Ervin Salianjit

Asnjë ndryshim në qeveri! E njëjta mendësi totalitare, i njejti miksim i përzierjes së punëve të shtetit me partinë, duke çimentuar partinë-shtet! E njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie!

I njëjti interes bën që gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS të zbresin shkarkojnë politikisht dy ish ministrat Balla dhe Çuçi, jo se u shkatërrua “TIMS” por  menaxhimi i keq i vjedhjes dhe manipulimit të sistemit TIMS duket që nuk u kapërdi. Gjetjet e shkeljeve në emërime, manipulimi, ndërhyrja, aksesi i pautorizuar dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinë politike!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat