Mali i Shëngjinit vijon të jetë i pushtuar nga flakët dhe tymi, ndërsa pushuesit dhe turistët kanë braktisur bregdetin, vetëm më disa prej tyre vijojnë të pashqetësuar të bëjnë plazh apo të ecin në breg të detit.
Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet një “beach bar” i djegur dhe disa çadra.
Banorë e turisë të cilët qëndronin në njësitë akomoduese afër zjarrit janë evakuuar.
Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situate doli jashtë kontrollit.