Zjarr masiv në Mallakastër, pritet evakuimi i banorëve

Shqipëria

Zjarr masiv në Mallakastër, pritet evakuimi i banorëve

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 09:31
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz

Zjarri masiv që ka përfshirë fshatin Çerrilë të Mallakastrës, deri më tani ka shkrumbuar mbi 20 hektarë pyll me pisha, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Flakët po ashtu kanë djegur mbi një mijë rrënjë ullinj, dy banesa të pabanuara dhe një banesë të banuar, si dhe dy stalla bagëtish.

Për shkak të situatës së rënduar, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile, Haki Çako ka urdhëruar që, nëse është e nevojshme, të ndërmerren masa për evakuimin e banorëve të zonës.

Sipas kryebashkiakut, Qerim Ismailaj po luftohet me flakët por zjarri ndihmohet nga era e fortë që fryn në këtë zonë.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa për në bagëti ende nuk ka të dhëna ekzakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat