Kollë, temperaturë, dhimbje koke/ Mbi 6 mijë raste në javë me infeksione respiratore

Shqipëria

Kollë, temperaturë, dhimbje koke/ Mbi 6 mijë raste në javë me infeksione respiratore

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 23:04
Ilustrim

Infeksionet respiratore vijojnë të qarkullojnë me intensitet edhe gjatë stinës së verës.

Pasi e la Tiranën në zhul, Veliaj "ndërgjegjësohet" për gjendjen katastrofale me plehrat dhe pisllëkun, dhe pastrimi do bëhet me kompaninë "famëzezë"

Specialistët e ISHP thonë se gjatë një jave, në rang vendi qendrat shëndetësore kanë raportuar mbi 6 raste me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme të shoqëruar me kollë të zgjatur, temperaturë, dhimbje trupi dhe dhimbje koke.

“Numri i rasteve me Covid ka qenë i rritur gjatë periudhës së verës dhe kjo ndikon në shtimin e virozave respiratore gjatë kësaj periudhe.

Numri total i infeksioneve respiratore të sipërme është afërsisht 6300 raste në javë”, u shpreh Adela Vasili, specialiste e ISHP.

Qarqet e mëdha kanë raportuar edhe numrin më të lartë të rasteve.

“Në qarkun e Vlorës, të Fierit, të Tiranës gjithashtu apo Durrësit ku dhe numri i rasteve është më i madh, por edhe popullata është më e madhe”, tha ajo.

Grupmosha më e prekur është ajo 65 vjeç e lart, si dhe fëmijët. Edhe pse në numër të pakët për shkak të komplikacioneve nga infeksionet respiratore, ka patur edhe shtrime në spital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat