Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi përplaset me Shalsin për raportin e KLSH: Po e shtyni për ta shantazhuar kryetarin, është e papranueshme

Shqipëria

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi përplaset me Shalsin për raportin e KLSH: Po e shtyni për ta shantazhuar kryetarin, është e papranueshme

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 12:36
Gazment Bardhi

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pak orë para nisjes së Parlamentit, që është i pari për këtë sesion është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur me Eduart Shalsin në lidhje me shtyrjen e raportit të KLSH. Sipas deputetit të PD kjo po bëhet për të shantazhuar kreun e KLSH.

Gazment Bardhi-Eduard Shalsit: Është e pa precedent shtyrja e Raportit. Po e përdorni këtë për te shantazhuar kreun e KLSH. Kjo po ndodh për interesa personale dhe është e pa pranueshme.

Po ashtu Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar nga maxhoranca që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, pa humbur kohë.

Po ashtu, Bardhi kërkoi që çështja e bllokimit të fondeve IPARD të BE-së për fermerët të trajtohet me prioritet, duke shtuar se “mbahen të bllokuara për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat