Partia Demokratike nuk po mundet që të shkëputet nga e vjetra, as nga e kaluara e trashëguar komuniste dhe as nga korrupsioni , tri gjëra këto që e kanë gërryer dhe konsumuar Partinë Demokratike.
Dhe duke pasur frikë nga këto të vërteta PD nuk mund të formojë dhe as të japë më shpresë e besim, dhe prandaj është mirë që PD t’ia lërë vëndin një alternative të re politike dhe të mos bëhet pengesë.PD, kryesisht elita e vjetër e saj duke qenë se ka hiptekuar një traditë mosndryshimi,autokracie e korrupsioni, dhe meqenëse mban peng antarësinë e saj është mirë që kjo elitë e dështuar dhe e konsumuar ta lejë të lirë antartëinë që të organizojë një altarnativë ndryshe në mënyrë që t’i shërbejë lirisë, demokracisë, antikorrupsionit, integrimit dhe largimit nga pushteti të këtij regjimi korrupsioni. SHBA -të që kur ishsekretarja amerikane e shtetit znj. Hilari Klinton, që kur ajo vizitoi Shqipërinë në Nëntor të vitit 2012 me ratin e 100 vjetorit të pavarësisë, kur në pushtet ishte Sali Berisaha, ajo porositi se Shqiqëria është në udhëkryq prej korrupsionit, dhe po kështu SHBA për t’i ardhur në ndihmë Partisë Demokratike në vitin 2021 shpalli non grata ishkryetarin e PD-së dhe ishkryeministrin Berisha, në mënyrë që PD të vinte në pushtet.
Mirëpo kjo gjë nuk po ndodh as sot, dhe prandaj PD në pamundësi që ta pranojë të vërtetën dhe realitetin ëshë mirë t’i lërë vëndin një alternative të re, alternative e cila te vije ne pushtet.
Gjëndjes se përse PD është sot në këtë pikë të hallit e kam paralajmëruar qysh me 19 Shkurt 2013, 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare te atij viti ku ajo humbi me rezultat katastrofik.