Flakët rrezikuan banesat e fshatit, shuhet zjarri në Kocul të Selenicës

Shqipëria

Flakët rrezikuan banesat e fshatit, shuhet zjarri në Kocul të Selenicës

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Fiket zjarri i rënë sot në fshatin Kocul në Selenicë.

Zjarri rrezikoi banesat e fshatit dhe dogji tokat bujqësore dhe pemëtaritë, kryesisht ullinj.

Veç ndërhyrjes së zjarrfikëses së Selenicës e Vlorës, u desh të ndërhyhej nga ajri me helikopter për neutralizimin e flakëve.

Ndërsa, situata e zjarrit është vendosur nën kontroll të plotë gjatë orëve të pasdites.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat