Paga mesatare, rritje me 5.9 % në tremujorin e dytë

Shqipëria

Paga mesatare, rritje me 5.9 % në tremujorin e dytë

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Paga mesatare mujore bruto gjatë tremujorit të dytë të këtij viti arriti 75.114 lekë, duke shënuar rritje me 5.9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

NSTAT publikoi raportin mbi pagat në vend, sipas të cilit aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit dhe informacioni dhe komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2024 paga mesatare bruto për grupaktivitetin e aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ka rritjen më të madhe prej 11.4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 3 %.

Grupprofesionet e manaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë dhe “specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat