Incidenti me gazetaren jashtë sallës së Kuvendit, Pandeli Majko kërkon ndjesë publike

Shqipëria

Incidenti me gazetaren jashtë sallës së Kuvendit, Pandeli Majko kërkon ndjesë publike

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 12:26
Pandeli Majko

Deputeti Pandeli Majko ka kërkuar ndjesë për incidentin me gazetarët teksa po futej në sallën e Kuvendit.

“Kërkoj ndjesë për shtyrjen e mikrofonëve të gazetarëve, në veçanti gazetares që ishte shtatzënë”, tha Majko.

Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Fillimisht zgjodhi të mos flasë, por më pas Majko reagoi duke i hequr me forcë mikrofonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat