Përndoqi një të mitur, 19-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Shqipëria

Përndoqi një të mitur, 19-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 12:38
Ilustrim

Një 19-vjeçar është vënë në prang ditën e sotme pasi ka përndjekur një të mitur. Gjithashtu janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë në Tiranë.

Sipas policisë të arrestuarit janë vënë në pranga për vepra të ndryshme. Mes të arrestuarve është arrestuar një 46-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; Dh. P., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. I., 50 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4: ndaluan shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”; arrestuan shtetasin G. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. P., 28 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat