Presidenti Begaj pret gjeneralin Christopher Cavoli: Shqipëria, ambicie për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes

Shqipëria

Presidenti Begaj pret gjeneralin Christopher Cavoli: Shqipëria, ambicie për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli. Presidenti i Republikës i shprehu mirëseardhjen Gjeneral Cavolit, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin, Presidenti i Republikës i përcolli Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë mirënjohjen për punën e kryer si SACEUR në mbrojtjen kolektive, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përballë sfidave të reja me synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Begaj vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të bazuara në angazhimet e përbashkëta dhe vizionin e vendit tonë për të rritur sigurinë transatlantike dhe për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj theksoi gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s. “Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj shumë rolin që luan Komanda Evropiane e SHBA-së në nxitjen e bashkëpunimit tonë dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat