Nënë e bir u dogjën brenda banesës, fqinjët rrëfejnë tmerrin: 57-vjeçarin e gjetëm të shkrumbuar

Shqipëria

Nënë e bir u dogjën brenda banesës, fqinjët rrëfejnë tmerrin: 57-vjeçarin e gjetëm të shkrumbuar

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 11:44
Has

Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi që humbë jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e tyre rreth orës 01:00 të 19 shtatorit.

Një bashkëfshatar i 57-vjeçarit ka thënë se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar. Madje tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë.

“Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda” tregon Shkozet Bebexhia një tjetër bashkëfshatar i viktimave për Report Tv ”

Fqinjët kanë rrëfyer momentin kur gjetën trupat e viktimave.

“Rexhën (shënim: Rexh Lushi, 57 vjeçari) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet” thotë Neritan Koka, një i banor i fshatit për Report Tv.

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58” shton Shkozet Bebexhia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat