Rruga e Arbrit, “avullojnë” 20 mln eurot e ARRSH për skarpatet e maleve/ Edhe sa miliona duhen për…

Shqipëria

Rruga e Arbrit, “avullojnë” 20 mln eurot e ARRSH për skarpatet e maleve/ Edhe sa miliona duhen për…

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Për të rivitalizuar skarpatet e maleve në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit dhe në fshatin Plan i Bardhë, Autoriteti Rrugor Shqiptar akordoi një vit më parë plot 20 milion euro.

Dieses Spiel ist so schön, dass es sich lohnt, es zu installieren, nur um es zu sehen!Game of Thrones

Jetzt testen

Cybersecurity ohne IT-KenntnisseKaspersky for Small Office

Sponsored Links

Firma që po ndërton rrugën e Arbrit nuk e bëri rivitalizimin e këtyre skarpatave me pretendimin se ato ishin ndërtuar nga kompani të tjera vite më parë dhe nuk përfshihej në fondin për ndërtimin e pjesës së mbetur të rrugës së Arbrit.

Kështu, në këto dy segmente u shpenzuan nga buxheti i shtetit e përkatësisht nga taksat e shqiptarëve plot 20 milion euro. Por çështja nuk mbetet këtu.

Në segmentet e reja të ndërtuara po nga firma që fitoi zbatimin e projektit nuk është bërë rivitalizimi i skarpatave.

Rasti konkret është ai i shpatit të malit në dalje të tunelit numër katër mbi fshatin Fshat të Bashkisë së Klosit.

Siç duket nga pamjet, në këtë zonë nuk është vendosur as rrjetë e ngjitur në shpat e as rrjetë mbrojtëse për të mos rënë gurët.

Terreni i thyer dhe formacioni i lëvizshëm ka bërë që në ditët e fundit, në rrugë të përfundojnë shkëmbinj.

Por, specialistët thonë se nuk ndërhyhet dhe nuk vendoset rrjeta mbrojtëse, atëherë pasojat mund të jenë të rënda pasi shkëmbinjtë janë gati në shembje.

Ndoshta edhe në këtë rast pritet të bëhet një tender i ri për të fryrë akoma më shumë këtë investim që nuk ka përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat