Protesta e opozitës/ Gazetarja: Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedentë

Shqipëria

Protesta e opozitës/ Gazetarja: Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedentë

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestën e opozitës së paralajmëruar pasditen e së hënës. Në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policie, të cilët do të qëndrojnë para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera ku do mbahet tubimi.

Gazetarja Etleva Delia, e ftuar në Newsline”, duke komentuar planin e masave nga policia, tha se

“Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedent, mund të jenë dhe personazhe të proceduar ose të rinj që policia kriminale mund t’i ketë skeduar. Si rregull kjo duhet të jetë sfida kryesore për të ndaluar ngjarje të tilla për më tepër kur ka info për skenarë të caktuar, që të mos përshkallëzojë situarta për ngjarje dhe incidente më të rënda. Çështja është që plani i masave në letër është ndryshe se çfarë mund të ndodhë gjatë tubimit.

Mund të ketë personazhe të futur enkas mes turmës që mund të ketë protestues paqësor, dhe personazhe të caktuar krijojnë rrëmujën. Kanë ardhur edhe nga rrethet të Forcave Shqiponja, ata që angazhohen rreth protestës janë në strukturat e rendit. Forcat Renea qëndrojnë nëpër struktura të larta, jo të përfshira, por për të mbajtur nën vazhgim situatën nga larg. Drejtori i policisë së Tiranës do të ketë pas vetes dy punonjës të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë apo drejtues të tjerë në krye për t’i orientuar se ku duhet të vendosen”, tha mes të tjerash gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat