Muzhaqi: Mbi 1300 të rinj kanë përfituar nga programi i praktikës së punës, në 2011 dyert e administratës nuk hapeshin as për …

Shqipëria

Muzhaqi: Mbi 1300 të rinj kanë përfituar nga programi i praktikës së punës, në 2011 dyert e administratës nuk hapeshin as për …

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 19:42
Bora Muzhaqi, ministre e Rinisë

Bora Muzhaqi, ministre e Rinisë, tha se 1300 të rinj kanë përfituar nga programi kombëtar i praktikës së punës në këto 5 vite.

Muzhaqi tha se të rinjtë dhe të rejat angazhohen në institucionet shtetërore, përfshi Kryeministrinë, ministritë, institucionet e varësisë, bashkitë e vendit, në kuadër të programit të praktikës së punës.

Ministrja tha se të rinjtë dhe të rejat kanë të drejtë të zgjedhin në pozicionet e praktikave të punës, ndërsa shtoi se kjo nuk kërkon as eksperiencë të mëparshme dhe as ekselencë.

Dhe në vijim, këtë praktikën 1 vjeccare, Muzhaqi e konsideroi si trampolinën për të ngjitur hapat e karrierës, bazuar në meritokraci, të të rinjve dhe të rejave në administratën publike shqiptare.

Nisur nga një eksperiencë e saj në vitin 2011, Muzhaqi tha se në atë kohë nuk iu dha mundësia që të kryente praktikën pa pagesë në një institucion shtetëror.

“Që të hapej dera e një institucioni për të kryer praktikën, një punë e papaguar, ishte nderi i jetës. Kjo ndodhte në 2011, ndaj edhe shumë të rinj nuk iu bashkuan administratës, pasi i gjenin dyert e mbyllura”, tha Muzhaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat