Rama në samitin `Ukraina-Europa Juglindore` në Kroaci

Shqipëria

Rama në samitin `Ukraina-Europa Juglindore` në Kroaci

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 17:39
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, ku do të marrë pjesë në samitin “Ukraina–Europa Juglindore”.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, si dhe liderët e tjerë të shteteve pjesëmarrëse në samit.

Në samit marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 12 vende të rajonit, përfshirë tre presidentë, pesë kryeministra dhe katër ministra të jashtëm.

Ky është samiti i tretë në këtë format, pas atij të Athinës të mbajtur në vitin 2022 dhe më pas në Tiranë shkurtin e kaluar, me synimin për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Pritet që në fund të punës të miratohet një deklaratë e përbashkët, në përputhje me ato të samiteve të kaluara në Athinë dhe Tiranë.

Pikat kryesore duhet të përfshijnë dënimin e agresionit rus, mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, mbështetjen për planin e paqes të presidentit Zelenski, integrimin evropian të Kievit dhe anëtarësimin në NATO, kur kushtet ndërkombëtare dhe të brendshme të Ukrainës do ta lejojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat