Hungaria mbështet Shqipërinë për anëtarësim në BE: Të lumtur ta shohim në union

Shqipëria

Hungaria mbështet Shqipërinë për anëtarësim në BE: Të lumtur ta shohim në union

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 08:54
Peter Szijjarto

Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, theksoi rëndësinë e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian gjatë fjalimit të tij para Konferencës së Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Duke nënvizuar angazhimin e Hungarisë në këtë drejtim, ai shprehu dëshirën për të parë vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipërinë, si anëtare të BE-së.

Szijjártó theksoi gjithashtu se integrimi i këtyre vendeve do të ndihmonte në zhvillimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai ka përgëzuar qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama për përparimin e bërë në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat