Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë merr vendimin për Ervin Salianjin

Shqipëria

Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë merr vendimin për Ervin Salianjin

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 14:54
Ervin Salianji

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Ervin Salianji për pezullimin e një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Konkretisht, kërkesa kishte të bënte me pezullimin e vendimit nr. 2900, datë 18.12.2019, i cili më pas ishte lënë në fuqi nga Apeli me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024.

“Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor TIrane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane”.

Në seancën e kaluar më 9 tetor, mbrojtja e Salianjit u tërhoq nga kërkesa për shtyrjen e vendimit të ekzekutimit të dënimit me burg, pasi objekti i kërkesës nuk qëndronte më me dorëzimin e ish-deputetit. Avokati i Salianjit, Ledio Braho, duke folur për mediat pas përfundimit të seancës së 9 tetorit tregoi edhe detaje në lidhje me mënyrën se si ish-deputeti i PD po përballon burgimin.

“Salianji është i qetë. Zgjodhi vetë të dorëzohej. Të gjithëve kur u kufizohet liria, kanë problematikat e veta, por duke qenë se po vuan një dënim politik ai do të çojë deri në fund. Nga Gjykata e Lartë pretendojmë pezullimin e vendimit të Apelit”, u shpreh ai.

“Presim vendimmarrje nga Gjykata e Lartë që do të gjykohet më 15 tetor. Mjeti procedural aty është i arsyeshëm për t’i gjykuar dhe presim një vendimmarrje nga Gjykata e Lartë, presim pezullimin. Salianji ka bërë një denoncim publik. Vendimi i Gjykatës së Apelit ende nuk është zbardhur, nuk i dimë arsyet pse u la në fuqi vendimi i shkallës së parë. KQZ nuk e ka hequr mandatin e deputetit Salianji, presim vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë”, tha avokati i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat