Gjendet i pajetë 43-vjeçari në Fier, dyshimet e para

Shqipëria

Gjendet i pajetë 43-vjeçari në Fier, dyshimet e para

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:16
Policia

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në lagjen ‘’Sheq i Vogël’’ në Fier.

Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur nga familjarërt.

Policia thotë se dyshohet për vetëvarje, por hetimet janë ende në vijim.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P.,  43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat